zoom

Politikë

Nga Edi Rama e Lulzim Basha tek Kujtim Gjuzi, sa vota morën kryetarët e partive në vend

E vecanta e këtyre zgjedhjeve ishte edhe vota preferenciale ku nuk munguan surprizat dhe thyerja e herësit. Në këto zgjedhje votuesit kishin mundësinë që vec partisë të mund të jepnin një votë edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

Por kush është lideri i partisë më të votuar. Nga një vëzhgim i thjeshtë i bërë në KQZ, mësohet se më i votuari është kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS.

Kryeministri Edi Rama është i pari në rang vendi, pasi gara në Durrës dhe Vlorë i ka dhënë një total prej 27 283 vota. I dyti është Lulzim Basha me 16186 vota dhe në vend të tretë është kryetari i PSD-së, Tom Doshi, me një total prej 9911 vota në Shkodër dhe Tiranë.

Dy gratë kryetare në drejtim të LSI-së dhe Lëvizja për Ndryshim, Monika Kryemadhi dhe Jozefina Topalli, nuk kanë arritur të zenë shifra të tilla. Ndërsa kryetarët e partive të vogla si Myslym Murrizi, Kujtim Gjuzi apo Astrit Patozi janë në një performancë tejet të ulët.

Boiken Abazi i Vetevendosjes, i cili edhe pse garoi i vetëm dhe pa struktura të ngritura në vetëm një qark si Tirana ka marrë plot 2293 vota, më shumë sesa Topalli apo Patozi që kanë patur një prezantim më të madh mediatik dhe njohje në komunitet.

LISTA-KRYETARËT DHE VOTAT: 

1.Edi Rama PS në Vlorë 11412 vota, në Durrës 15 871 vota. Totali 27 283 vota

2. Lulzim Basha PD, garoi vetëm në Tiranë: 16186 vota

3. Tom Doshi PSD 7886 vota në Shkodër, 2025 vota në Tiranë. Në total 9911 vota

4. Monika Kryemadhi në Fier: 1771, në Elbasan: 721 vota në Tr 2446 vota. Në total 4938 vota

5. Boiken Abazi Lëvizja Vetëvendosje, garoi vetëm në Tiranë 2293 vota

6. Myslym Murrizi PDLSH, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korcë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota. 

7. Endrit Shabani Nisma Thurje, në Durrës 127 vota, në Korccë 78 vota, në Shkodër 61 vota, në Tiranë 751 vota. Në total 1017 vota. 

8. Astrit Patozi, BD 830 vota në rang vendi.

9. Elton Debreshi i pavarur 580 vota

10. Edmond Stojku PADR 388 vota. 

11: Arian Galdini 210 vota në Tiranë

12. Adriatik Alimadhi PBK, në Tiranë 89 vota, në Fier 20 vota, në Korccë 10 vota, në Berat 34 vota. Në total 153 vota. 

13. Kujtim Gjuzi (ABEOK) 3 vota. 

Postime të lidhura