zoom

Bota

Netanyahu: Khamenei është gjallë, po drejton nga një bunker sekret

Netanyahu: Khamenei është gjallë, po drejton nga një bunker sekret

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se beson që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, vazhdon të jetë gjallë, megjithëse prej javësh nuk është shfaqur publikisht.

Mungesa e tij në daljet zyrtare ka ngritur dyshime dhe spekulime të shumta mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e liderit iranian, sidomos pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në fillim të konfliktit, ku mbeti i vrarë edhe ish-udhëheqësi suprem, Ali Khamenei.

Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei dyshohet se ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sulmit që i mori jetën disa anëtarëve të familjes së tij.

Në një intervistë, Netanyahu u shpreh se lideri iranian mund të jetë duke qëndruar në një bunker ose në një vend të fshehtë, ndërsa po përpiqet të ruajë kontrollin mbi strukturat drejtuese të vendit.

“Ai ndoshta po mundohet të ushtrojë autoritetin e tij, por nuk besoj se gëzon të njëjtin ndikim që kishte i ati”, deklaroi kryeministri izraelit.

Nga ana tjetër, media iraniane “Fars News Agency” raportoi se Khamenei ka zhvilluar një takim me drejtues ushtarakë dhe ka dhënë udhëzime të reja për vazhdimin e operacioneve dhe përballjen me kundërshtarët./ Zoom.al

Postime të lidhura