zoom

Të gjitha

Autostrada e Kalifornisë mbushet me postera / Për çfarë bëhet fjalë ?!

Katër postera reklamues të vendosur në afërsi të qytetit Indio të Kalifornisë, kanë lënë të nënkuptohet se albumi i katërt i incizuar në studio i reperit Travis Scott, “Utopia”, mund të lansohet së shpejti.

Posterat u spikatën në autostradë, dhe në ta shkruhej: “Psst……. Po e kërkoni Utopian? Jeni në rrugën e gabuar!”.

Travis Scott UTOPIA Billboards spotted in California! Për shkak të vendosjes së tyre në afërsi të lokacionit ku mbahet festivali i famshëm, “Coachella”, ku sivjet Scott pritej të performonte bashkë me Kanye Westin, mediat e huaja spekulojnë se veprimi i reperit ka qenë i paramenduar dhe qëllimisht sinjalizojnë në drejtim të kundërt me festivalin.

Para pak javësh ai e lansoi iniciativën multi-milionë dollarëshe të quajtur, “Project HEAL”, dhe performoi para ceremonisë “Oscar”.

Telashet për reperin nuk kanë mbaruar ende pasi ai vazhdon të përballet me probleme ligjore, rreth tragjedisë që i mori jetën dhjetë personave./L.K

/Zoom.al