zoom

Aktualitet

Nëna dhe 3 fëmijët në Durrës do të mjekohen për zgjeben, punë e rregullt për Blerina Bashën

Nëna dhe 3 fëmijët në Durrës do të mjekohen për zgjeben, punë e rregullt për Blerina Bashën

Autoritetet kanë vendosur të sigurojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore dhe sociale për nënën 33-vjeçare, Blerina Basha, dhe tre fëmijët e saj. Sipas vendimit, familja do të marrë trajtim të specializuar për infeksionin e lëkurës (zgjebë) dhe do të qëndrojë në spital deri sa të përfundojë kurimi i plotë.

Masat përfshijn furnizimin me të gjitha barnat e nevojshme, ndërhyrje mjekësore për nënën dhe fëmijët, dhe veprime higjieno-dizinfektimi në banesën e tyre. Gjithashtu është planifikuar pastrimi i apartamentit për të eliminuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Drejtuesja e Shërbimit Social në Bashkinë e Durrësit, Diola Xhango, njoftoi se në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Shërbimi Social, Policia, Shëndetësia dhe organizata joqeveritare, dhe u dakordësua një plan i koordinuar për të mbështetur rikthimin dhe integrimin e familjes në komunitet.

Si pjesë e ndihmës, fëmijëve iu dërguan veshmbathje në spital, ndërsa furnizimi me mjekime do të sigurohet pasi pediatria nuk disponon të gjitha barnat e kërkuara.

Autoritetet do të ndjekin edhe procedurat administrative për pajisjen me dokumente dhe ndryshimin e regjistrimit civil të familjes, aktualisht e regjistruar në Vaun e Dejës, ndërsa Blerina është nga Berati. Regjistrimi i ri në Durrës do t’u mundësojë atyre akses në skemat e strehimit social të bashkisë.

Për nënën, nëpërmjet Zyrës së Punës do të shqyrtohet mundësia e sigurimit të një pune me orar të rregullt 8-orësh, që synon të zvogëlojë ngarkesën e punës aktuale (aktualisht deri 16 orë) dhe t’i lejojë të kujdeset më mirë për fëmijët. Ajo do të marrë edhe mbështetje psiko-sociale.

Postime të lidhura