zoom

Aktualitet

Detaje tronditëse nga ngjarja në Durrës/ Flet ish-vjehrra: Fëmijët të mbuluar me batanije, ndjeva erë të keqe

Detaje tronditëse nga ngjarja në Durrës/ Flet ish-vjehrra: Fëmijët të mbuluar me batanije, ndjeva erë të keqe

Ish-vjehrra e Blerina Bashës, nënës në Durrës që akuzohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, jep versionin e saj të historisë.

Blerina Basha akuzoi publikisht ish-vjehrrën se ajo ka krijuar një plan për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, duke e nxjerrë atë fajtore.

Pas reagimeve të shumta, gjyshja e tyre ka vendosur të flasë për mediat dhe të japë versionin e saj të ngjarjes.

Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, gjyshja tregoi me detaje momentin kur zbuluan gjendjen e fëmijëve. Ajo tha se, pasi u kthye nga Italia, ku ka jetuar për 33 vite, shkoi për t’i takuar nipërit e saj, por e gjeti situatën alarmante: fëmijët të mbyllur dhe të mbuluar me batanije, ndërsa shtëpia ishte e paorganizuar dhe me erë të keqe.

“Shkova të takoja nipërit. Mendova se do ishte nusja atje, do lante do pastronte. Hapa derën. Dhe ma hap djali i dytë. Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije. Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhej mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja. I pyeta a keni lekë; më tha çuni i madh kam 50 mijë lekë. Unë i dhashë lekë. S’rrija dot atje. Ika nga shtëpia…mora djalin në telefon dhe më tha; fëmijët po vdesin. Më pas mora në telefon policinë. Më pas pati reagim. Hymë në shtëpi dhe pamë gjendjen. Shkova me fëmijët në polici. Zonja pasdite erdhi aty. Ajo tha; zotëri duhet të punoj 16 orë se s’kam mundësi që t’i mbaj”, tha gjyshja e fëmijëve.

Ajo theksoi gjithashtu se ish-nusja e saj kishte një histori të ngjashme më parë dhe se përkundër përpjekjeve të saj për të mbajtur fëmijët në kushtet më të mira, ish-nusja nuk ka ofruar kujdesin e duhur.

“Edhe pse ish-nusja pretendonte se do t’i mbante fëmijët dhe se kishte burime financiare nga bizneset e saj, realiteti ishte krejt tjetër. Unë i kam mbajtur, i kam ushqyer dhe kujdesur për ta”, vijoi gjyshja. Ajo përfundoi duke theksuar se ndihma për fëmijët nuk ka munguar dhe se vazhdon t’i mbështesë financiarisht dhe emocionalisht.

Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve pretendon se nuk i ka braktisur ata. Fëmijët janë të shtruar në spital në Durrës sepse janë të infektuar me zgjebe./ Zoom.al

Postime të lidhura