zoom

Të gjitha

“Fjalët janë të pakta sesa shumë të dua…”/Einxhel Shkira surprizon moderatorin e njohur

Moderatori i njohur Flori Gjini ka festuar ditëlindjen dhe duket se surprizën më të bukur ia kanë bërë Einxhel Shkira dhe Dj Dagz. Çifti i njohur e ka surprizuar moderatori teksa ndodhej në emision live në radio. Me një tortë të vogël simbolike në duar ata janë futur në studio duke e kapur Florin në befasi.

https://www.instagram.com/reel/CeUTNT_jDAj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a5e7e92c-5080-4c03-9c30-fbf2222c48be

Einxhel ka ndarë në Instagram videon e surprizë teksa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Flori Gjini. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë të dua por shpresoj që ti mund ta ndiesh. Gjithashtu ti je me fat sepse as qirinjtë nuk duan që të plakesh ti.”

Në pamjet e kapur nga Dj Dagz, Flori shihet i habitur nga prezanca e tyre teksa çifti i njohur më pas i është bashkuar studios për një mini-intervistë.

Flori dhe Einxhel janë miq prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Se bashku me figura të tjera publike si Fjoralba Ponari, Argjira Spanca, Graciano Tagani ata krijojnë një grup shumë të këndshëm./L.K

/Zoom.al