zoom

Të gjitha

Alec Baldwin po përgatitet të shfaqet sërish në ekran

Aktori i njohur, Alec Baldwin i cili qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, po përgatitet të shfaqet sërish në ekran.

Sipas “Variety”, Baldwin do të fillojw xhirimet e dy filmave italianë, “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic World”. Aktori do të jetë në Romë për katër javë për të xhiruar skenat e të dy filmave.

Të dy filmat janë nga regjisori italian Francesco Cinquemani, i cili më parë ka punuar me Alec në filmin “Andron” të vitit 2015. Ai gjithashtu drejtoi filmin e vitit 2021 “The Christmas Witch, ku luajti vëllai i Alec, William Baldwin.

Rikujtojmë se në një intervistë televizive për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimit të filmit “Rust”, ai tha se nuk tërhoqi këmbëzën. Gjatë intervistës, aktori iu përgjigj çdo pyetjeje dhe diskutoi për Hutchins, takimin me familjen e saj dhe rrëfimin e tij për atë që ndodhi në xhirime atë ditë. Baldwin tha se kjo ishte ngjarja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë./L.K

/Zoom.al