zoom

Të gjitha

Nga “trazira” në Eurovision te komentet “sa je shëndoshur”/ Rrëfehet Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion vendin tonë me këngën “Sekret”, ka treguar detaje nga prapaskenat.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra” , Ronela Hajati sqaroi foton e shumë përfolur, e cila u fshi nga faqja zyrtare e Eurovizionit.

“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.

Ronela u shpreh se nuk ka pritshmëri për fitore, por vetëm që të futet në finale.

“Ne dalim në 10 maj. Nuk kam pritshmëri, ndoshta ka të bëjë nga modestia, por gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale, nuk ka pritshmëri të larta është se nuk dua të zhgënjehem.  Kënga është moderne, jam mundur t’i ndërthuar sa të mundem, kam lënë çdo projekt tjetër, merrem vetëm me këtë këngë”, tha Ronela.

Këngëtarja tha se edhe pse kënga e saj është mirëpritur, ka edhe shumë këngë të tjera të cilat janë të mira, me artistë të mrekullueshëm.

“Unë e kam një top5, që un nuk jam aty. Jam në një fazë që nuk po kuptoj fare ku jam se jam përfshirë aq shumë. Për mua është të dal mirë atje.  Në datën 10 ku përcaktohen finalistët.“/L.K

/Zoom.al