Aplikacion
Mariah Carey është paditur për këngën e saj hit të Krishtlindjeve “All I Want for Christmas Is You” të vitit 1994.
Reuters raporton se një kompozitor pretendon se ka shkruar të njëjtën këngë rreth pesë vjet më parë. Në dokumentet ligjore të paraqitura në gjykatën e qarkut të SHBA në distriktin lindor të Luizianës , Stone pretendon se ai e ka shkruar këngën në vitin 1989 dhe nuk ka dhënë kurrë leje që ajo të përdoret.
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të New Orleans-it, Andy Stone po kërkon të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Carey, dhe Sony Music Entertainment për shkelje të të drejtave të autorit dhe shpërdorim, mes pretendimeve të tjera.
Këngët e Carey dhe Stone kanë tekste dhe melodi të ndryshme. Zëdhënësit e Carey dhe Sony Music nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Nga ankesa nuk ishte e qartë se kur Stone mësoi për herë të parë për këngën e Carey. Ankesa thoshte se avokatët e Stone kontaktuan fillimisht të pandehurit në prill 2021 në lidhje me përdorimin e tyre të paautorizuar, por nuk ishin në gjendje të arrinin ndonjë marrëveshje.
“All I Want for Christmas Is You” ka kryesuar gjithashtu tabelën e Billboard Hot 100 çdo vit që nga viti 2019, pavarësisht se ishte regjistruar një çerek shekulli më parë. Merry Christmas u publikua nga Columbia Records më 1 nëntor 1994 dhe u bë albumi më i shitur i Krishtlindjeve në SHBA i të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën./L.K
/Zoom.al