zoom

Të gjitha

Beniada Nishani kujton kohën kur ishte modele në Itali

Beniada Nishani është bërë e njohur më shumë për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Finalistja e edicionit të parë të BB përpara se të futej në spektakël, ka qenë e njohur në Itali si modele. Ajo është rritur në shtetin italian dhe ka krijuar një karrierë të bujshme në fushën e modelingut.

Duke qenë se pas mbarimit të BB VIP tha se do të kthehej përfundimisht për të jetuar në Tiranë, ajo ka risjell disa nga momentet të kohës së artë  kur ishte modele.

“Disa nga fotot më domethënëse të karrierës sime, çdo foto fsheh një kujtim, unik dhe të keq. Një fragment i kohës së pavdekshme”, u shpreh Beni. Sido që të jetë, në Big Brother VIP mori vëmendjen e të gjithëve me energjinë pozitive dhe veprimet që bëri gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së madhe./L.K

/Zoom.al