zoom

Stil

Ndiqni këtë regjim ushqimor nëse doni të jeni më të lumtur

Ndiqni këtë regjim ushqimor nëse doni të jeni më të lumtur

Lidhja mes trurit dhe stomakut është shumë e fortë dhe ndikimi po aq i madh.

Kur vjen çështja tek depresioni, trajtimet me barna konsiderohen një zgjidhje optimale, por kjo nuk e zhbën rëndësinë e ushqimeve, sidomos atyre që na rikthejnë gazin e harenë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org shpjegojnë se disa ushqime të caktuara kanë tendencën të nxisin prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat njihen ndryshe si hormonet e lumturisë.

Shkaktarët e Depresionit

Depresioni shkaktohet nga disa faktorë.

Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.

Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit.

Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.

Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru.

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.

Regjimi ushqimor që ju bën të lumtur

Produktet e mëposhtme ju ngrejnë humorin dhe zbusin simptomat e këtij çrregullimi mendor.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti.

Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin.

Acidi Folik

Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës.

Tritpofani

Kemi të bëjmë me një amino acid të dobishëm i cili ofron një qetësim natyral të trurit dhe ndihmon në prodhimin e serotoninës.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit.

Mineralet

Mineralet si kalçiumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë.

Kaliumi

Ky mineral është i dobishëm sepse qetëson sistemin nervor, e bën njeriun më pak të acaruar dhe Lufton depresionin.

Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avocado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota.

Ju duhet të shmangni ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe ato të pasura me kripë apo sheqer./AgroWeb.org