Aplikacion
Si sot dy vite më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja dhe këngëtari mirëpritën në jetë frytin e dashurisë së tyre, Kridin. Ditën e sotme Kridi mbushi plotë dy vjeç dhe mami Klea nuk mund të ishte më e lumtur.

Klea ka ndarë me të gjithë një video kolazh me imazhe të djalit të saj të sapolindur athëherë, ku i shpreh dashurinë e saj. Ndër të tjera ajo tregon se nuk e din si ka jetuar para se Krid të vinte në jetën e saj.
https://gorilla.cdnja.co/v/kl/KLRaq.mp4?token=qhblDPytkJ5UxiD3mS886w&expires=1654348967
“Koha po fluturon dhe ti po rritesh çdo ditë. Biri i mamës. Dy vitet më të lumtura të jetës time. Se mbaj mend si kam jetuar më parë. S’e mbaj mend veten pa ty. Dita më e lumtur e jetës sime 4.06.2020. Dita kur ti erdhe ne jetë dhe të mbajta në krahët e mi. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i lirë. Unë do të jem gjithë jetën engjëlli yt mbrojtës.Do të jetoj për ty deri në frymën time të fundit. Të dua Krid. Edhe 100 shpirti i shpirtit tim,”-ka shkruar Klea.
https://gorilla.cdnja.co/v/em/emJAG.mp4?token=RuLMPjDr8PMcsd3ZsvT8lw&expires=1654348967
Ndërkohë po kaq emocionues ishte edhe reagimi i djalit të saj, të cilit i ishin mbushur sytë me lotë./L.K
/Zoom.al