Aplikacion
Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Rustem Gjata.
Lajmi u bë publik nga djali i tij, Çlirim Gjata, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku bëri të ditur edhe detajet e ceremonisë mortore. Sipas tij, homazhet do të zhvillohen të mërkurën, në orën 11:00.

“Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale ‘Alba 2000’, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, u shpreh Çlirim Gjata.
Rustem Gjata ka qenë një figurë e njohur në sistemin e drejtësisë dhe politikën shqiptare. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, dhe kontribuoi në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese si pjesë e Komisionit të Ligjeve.
Më pas, ai u emërua në krye të Gjykatës Kushtetuese, detyrë që e mbajti deri në vitin 1995./ Zoom.al