zoom

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja, zbulohet shkaku i vdekjes

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja, zbulohet shkaku i vdekjes

Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Mësohet se ai ka humbur jetën në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një hemorragji cerebrale.

Lapardhaja njihej si një zë aktiv në jetën publike, publicist dhe kritik letrar, i spikatur për analizat dhe opinionet e tij. Ai ishte gjithashtu i angazhuar në debate publike, ku shpesh shprehte qëndrime mbi drejtësinë, transparencën, arsimin dhe çështje të tjera sociale.

Me një përvojë rreth 20-vjeçare në fushën e publicistikës dhe kritikës, ai ka kontribuar me shkrime në media të ndryshme shqiptare.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili e cilëson këtë humbje si të rëndë për komunitetin e gazetarëve dhe jetën publike në vend.

“Nga largimi i tij humbim një profesionist të përkushtuar, një mendje të hapur dhe një zë kritik e të ndershëm në gazetari. Trashëgimia e tij do të mbetet dëshmi e angazhimit qytetar dhe intelektual”, thuhet në reagimin e këtij institucioni, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të tij.

Postime të lidhura