zoom

Bota

Vuante nga tumori në tru, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari

Vuante nga tumori në tru, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari

Këngëtari amerikan Tommy DeCarlo është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas një beteje disa mujore me tumorin në tru. Lajmi u konfirmua dje nga familjarët e tij.


Sipas familjes, artisti u diagnostikua me sëmundjen në shtator dhe prej asaj kohe kishte luftuar me vendosmëri kundër saj. Në mesazhin e tyre, të afërmit e këngëtarit shprehën dhimbjen për humbjen dhe vlerësuan forcën me të cilën ai u përball me sëmundjen.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të babait tonë, Tommy DeCarlo. Pas diagnostikimit me kancer në tru në shtator, ai luftoi me guxim dhe forcë deri në momentin e fundit”, thuhej në deklaratën e familjes.

Familjarët kërkuan gjithashtu mirëkuptimin e miqve dhe fansave për të respektuar privatësinë e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa po përballen me humbjen e artistit.

Tommy DeCarlo ishte një nga zërat e njohur të rock-ut amerikan./ Zoom.al

Postime të lidhura