Aplikacion
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit, Mane Lumani, një prej figurave më të dashura të skenës shqiptare dhe anëtar i grupit të famshëm “4 Parodistët e Vlorës”.
Humbja e tij vjen gati shtatë vjet pas ndarjes nga jeta të një tjetër parodisti të grupit, Muhamet Liko, duke lënë tashmë vetëm dy prej katër artistëve legjendarë.
Mane Lumani la gjurmë të pashlyeshme në botën e humorit shqiptar. Që prej vitit 2004, ai përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe nuk fliste më, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën kordat vokale për shkak të një mase tumoriale.

Karrierën artistike e nisi në vitin 1974 si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati për talentin dhe aftësinë për të imituar figura të ndryshme. Interpretimet e tij komike i siguruan një vend të veçantë në zemrat e publikut.
Formimi i grupit “4 Parodistët e Vlorës”, ku ai performoi përkrah Agron Hoxha dhe Afrim Agalliu, shënoi një moment kthese për humorin shqiptar. Paroditë e tyre, të mbushura me satirë dhe ironi, u kthyen në një pasqyrë kritike të realitetit shoqëror dhe politik të kohës.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari