Aplikacion
Aleanca më e madhe ushtarako-politike, NATO ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shqipëria është pjesë e NATO-së prej 14 vitesh tashmë dhe si e tillë Aleanca e Atlantikut të Veriut ka bërë një reagim në Facebook.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë”, thuhet në postimin e NATO-s shoqëruar me fotografinë e një ushtari shqiptar së bashku me flamurin kuqezi.

Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.
Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës