zoom

Të gjitha

Naomi Campbell, e diskriminuar?!/ Çfarë ndodhi me modelen në Sofje

Naomi Campbell mbeti e shokuar pasi beson se ajo u kontrollua nga një punonjës i aeroportit në Bullgari vetëm sepse ishte me ngjyrë. Supermodelja ndihet se u profilizua në mënyrë racore kur u ndalua muajin e kaluar nga stafi në terminal teksa po udhëtonte për disa xhirime në Sofje.

Burimet thonë se 52-vjeçarja ishte shumë e mërzitur nga ajo që ndodhi më 19 maj pasi mbërriti për udhëtimin tre ditor të punës. Është e paqartë nëse stafi që kërkoi të kontrollonte sendet e saj është i punësuar nga aeroporti apo një kontraktor privat.

Në korrik 2020, miku i ngushtë i modeles Campbell, Edward Enninful, redaktor i Vogue, pretendoi se ai ishte i profilizuar në mënyrë racore kur mbërriti në zyrat e revistës së modës. Në vitin 2008, Naomi u zbrit nga një avion me pranga në duar pas një grindjeje me policinë në aeroportin Heathrow.

Vitin e kaluar modelja njoftoi se ishte bërë nënë e një vajze. Ajo tha se fëmija, emri i të cilit nuk e ka zbuluar publikisht nuk ka lindur nga një nënë surrogate./L.K

/Zoom.al