Aplikacion
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka sjellë një tjetër rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Në bursat ndërkombëtare, nafta e tipit Brent u rrit në mbi 104 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) iu afrua 100 dollarëve. Rritja vjen pas një tjetër kërcimi të fortë të çmimeve një ditë më parë, kur tregjet reaguan ndaj frikës për ndërprerje të furnizimit global me energji.
Analistët e lidhin këtë situatë me tensionet e reja mes Uashingtonit dhe Teheranit. Irani ka deklaruar se do të vijojë programin e pasurimit të uraniumit deri në nivele shumë të larta, ndërsa SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon, duke dërguar një nëndetëse bërthamore në Mesdhe.
Këto zhvillime kanë rritur pasigurinë në tregjet energjetike, pasi çdo konflikt apo përshkallëzim në Lindjen e Mesme ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me naftë në nivel global./ Zoom.al