zoom

Ekonomi

Bie ndjeshëm çmimi i naftës

Bie ndjeshëm çmimi i naftës

Tregjet globale kanë reaguar menjëherë pas sinjaleve për një marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke reflektuar optimizëm për një ulje të tensioneve në rajon.

Një nga efektet më të dukshme ishte rënia e fortë e çmimit të naftës. Referenca ndërkombëtare Brent zbriti ndjeshëm, duke rënë nga rreth 108 dollarë për fuçi në afro 97 dollarë, një ulje prej rreth 11% dhe niveli më i ulët në disa javë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, çmimet mbeten më të larta krahasuar me periudhën para përshkallëzimit të konfliktit, kur nafta tregtohej rreth 70 dollarë për fuçi. Lufta dhe tensionet në rajon kishin ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin dhe transportin e energjisë.

Në qendër të krizës ka qenë Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror. Kërcënimet për bllokimin e saj kishin rritur ndjeshëm pasiguritë në treg.

Nga ana tjetër, Marco Rubio ka deklaruar se operacionet ushtarake kanë hyrë në një fazë të re dhe se Uashingtoni po synon një zgjidhje diplomatike. Sipas tij, administrata amerikane preferon një marrëveshje që do t’i japë fund konfliktit./ Zoom.al

Postime të lidhura