Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të mbarojë shpejt dhe thotë se shumica e njerëzve e “kuptojnë” qëllimin e tij për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit.
Komentet e tij vijnë pasi Irani tha se një propozim i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës është duke u shqyrtuar.
Portali amerikan i lajmeve Axios raportoi se Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar me një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të hollësishme bërthamore.
Një anëtar i lartë i parlamentit të Iranit e ka hedhur poshtë si një “listë dëshirash”, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Teherani do t’i ndajë pikëpamjet e tij për një propozim të SHBA-së me ndërmjetësuesit pakistanezë.
Ministri i jashtëm i Pakistanit deklaroi se vendi i tij po “përpiqet ta shndërrojë këtë armëpushim në një përfundim të përhershëm të kësaj lufte”.
Në artikullin e saj, Axios e përshkruan memorandumin si një memorandum me një faqe dhe 14 pika, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
Midis dispozitave që rendit janë pezullimi i pasurimit bërthamor iranian, heqja e sanksioneve dhe rivendosja e tranzitit të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit.