Aplikacion
Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj Italisë, duke deklaruar se Roma nuk ka qenë pranë Shteteve të Bashkuara në momentet kur Uashingtoni kishte nevojë për mbështetje.
Në një intervistë për mediat italiane, ai theksoi se gjatë gjithë kohës ka mbështetur Italinë dhe ka pritur të njëjtin qëndrim edhe nga aleatët europianë.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment delikat diplomatik, vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë.
“Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë. Dhe unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, dhe kështu ka qenë edhe vendi im”, tha Donald Trump gjatë intervistës.
Kjo nuk është hera e parë Trump sulmon Italinë, ndërsa më herët në qendër të sulmeve ka qenë edhe Papa./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari