Aplikacion
Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke shtrenjtuar si naftën ashtu edhe benzinën për konsumatorët shqiptarë.
Sipas vendimit të publikuar këtë të mërkurë, çmimi i naftës do të shitet me 201 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte më parë, duke pësuar një rritje prej 4 lekësh.
Edhe benzina ka shënuar rritje, duke arritur në 187 lekë për litër, krahasuar me 182 lekë që tregtohej më herët. Në këtë rast, rritja është me 5 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e datës 13 maj dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit