Aplikacion
Bordi i Transparencës rriti këtë të shtunë çmimin e karburanteve, vetëm një ditë pasi vendosi t’i ulë.
Sipas vendimit të ri, litri i naftës do të kushtojë 4 lekë më shtrenjtë se një ditë më parë, duke u fiksuar në 202 lekë, nga 198 që ishte.
Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 188 lekë/litër, nga 185 që u vendos të premten.
Çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ndërsa operatorët që do të kapen në shkelje, duke tregtuar naftë dhe benzinë mbi çmimet e caktuara nga Bordi, do t’iu pezullohet aktiviteti./ Zoom.al



