Aplikacion
Bordi i Transparencës vendosi të ulë lehtë çmimin e naftës dhe të benzinës këtë të mërkurë.
Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me 202 lekë/litër, nga 205 që ishte, pra do të kushtojë 3 lekë më lirë.
Ndërsa çmimi i benzinës zbret me vetëm 1 lekë/litër, nga 189 lekë bëhet 188 lekë.
Këto çmime hyjnë në fuqi në pikat e karburanteve prej orës 18:20 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës./ Zoom.al

