Aplikacion
Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e zhvilluar sot, çmimi i naftës do të tregtohet deri në 205 lekë për litër në shitjen me pakicë, duke shënuar një rritje me 3 lekë, nga 202 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e mëparshëm.
Edhe benzina mbetet në nivele të larta. Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën të jetë 189 lekë për litër, nga 188 që ishte.
Çmimet do të hyjnë në fuqi nga ora 17:00 e kësaj të hëne./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

