Aplikacion
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 3 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në 198lekë/litër për tregtimin në pakicë. Për shitjet në shumicë, nafta do të tregtohet me 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë, 173 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, 15 maj, ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, rrezikohet pezullimi i aktivitetit.
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë


