Aplikacion
Për të demaskuar relativizimin abuzimeve të qeverisë Rama, Aurel Plasari do të lëshonte një nga ato frazat që mbeten në histori për precionin e tyre në krahasim.
“Kjo është si të thuash që iu q.. nëna me 5 centimetër” – tha ai. “Nuk ka pak, nuk mund të thuash që iu ashtu pak”.
Rreth 6 vjet më parë, në studion e emisionit Opinion të Blendi Fevziut, Plasari do të demaskonte atë që sot është kthyer në filozofi qeverisëse, relativizimin e shkeljes.
Ky shpërthim i tij i shkon fiks për shtat shfaqjes së sotme të Edi Ramës me grosistët e naftës. Ai i falenderoi sot ata se e kanë rritur çmimin në mënyrë të moderuar, duke përdorur pikërisht logjikën e “5 centimetrave”.
LEXO EDHE: https://zoom.al/nafta-200-leke-rama-falenderon-grosistet-cmimi-u-rrit-pak/
Sipas Ramës, meqë bota po digjet nga lufta në Iran e bursa fluturon me 40%, ne duhet të jemi mirënjohës që po na “hyn” vetëm një rritje e moderuar.
Por për qytetarin që sot e paguan litrin me mbi 200 lekë, nuk ekziston koncepti i “rritjes së moderuar”.
Secili mund të kuptojë që çmimet mund të ndryshojnë nga lëvizjet në bursë. Por ajo që presin shqiptarët nga kryeministri është që t’u tregojë se si shpjegohet që kur bursa rritet në botë, çmimi ndryshon brenda 5 minutave, por kur bursa ulet, grosistëve u duhen 5 javë për të reflektuar ndryshimet?
Në vend të kësaj, Rama zgjodhi t’i përgëzojë edhe pse na shesin naftën më të shtrenjtë në rajon. Në këtë mënyrë ai legjitimoi penetrimin e radhës që këta grosistë u bëjnë xhepave tanë. Dhe siç thoshte profesori, nuk ka “pak” kur bëhet fjalë për të futura. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari