Aplikacion
Gjiganti i teknologjisë Elon Musk ka humbur betejën gjyqësore kundër Sam Altman lidhur me të ardhmen dhe transformimin e OpenAI.
Juria rrëzoi padinë e Musk, duke argumentuar se veprimi ligjor ishte ngritur shumë vonë dhe se akuzat kishin kaluar afatet ligjore të parashkrimit.
Musk kishte akuzuar Altman se kishte tradhtuar misionin fillestar të OpenAI, i cili sipas tij ishte krijuar për të zhvilluar inteligjencën artificiale në shërbim të njerëzimit dhe jo për përfitime komerciale. Nga ana tjetër, Altman pretendoi se Musk ishte larguar nga projekti vetëm pasi nuk arriti të merrte kontrollin e kompanisë.
Pas 11 ditësh dëshmi dhe përballjesh në gjykatë, erdhi edhe vendimi përfundimtar.
Juria prej nëntë anëtarësh shpalli të pafajshëm Altman dhe OpenAI, ndërsa gjyqtarja federale amerikane Yvonne Gonzalez Rogers konfirmoi vendimin, duke lënë të pandryshuar strukturën aktuale të kompanisë.
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin