zoom

Aktualitet

Moti për nesër: Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore

Moti për nesër: Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit,
lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura