zoom

Aktualitet

Mot i qëndrueshëm, parashikimi për sot! Sa shënon termometri

Mot i qëndrueshëm, parashikimi për sot! Sa shënon termometri

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius.

Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 1 deri në 13 gradë Celsius.

Ndërkohë, era parashikohet të jetë e lehtë deri mesatare.