zoom

Të gjitha

Mos ndoshta Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës me postimin e fundit ?!

Mos ndoshta Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës me postimin e fundit ?!

Kanë kaluar dy vite nga  Festivali i Këngës në RTSH kur u ndezën edhe  polemikat me Arilena Arë-s e cila  fitoi me këngën “Shaj”. Gjithashtu atë vit festivali organizohej dhe prezantohej nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Konkurenca ishte e fortë po ata që pikasën ishin kënga e Arilenës dhe Elvana Gjatës.

E pikërisht këtu nisi çdo gjë pasi Alketa shprehu një mendim që ishte qartazi preferiencal dhe favorizonte Elvanën. Ajo u shpreh krenare për fitoren e Arilena Arës, për të cilën u shpreh se është një vajzë super e talentuar, por tha dhe dy fjalë për anëtaren e jurisë që e vlerësoi me 2 pikë Elvana Gjatën, duke e penalizuar.

Kjo shkaktoi mjaft pakënaqësi dhe prishje të marrëdhënieve mes dyshes.  Mesa duket ato e kanë lënë pas të shkuarën, pasi ka qenë vetë moderatorja e cila ka postuar një video duke u përqafuar me Arilenën dhe duke i kërkuar falje. “Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë”- e përshkruante foton Alketa. Ajo gjithashtu paralajmëronte se gjëra të bukura do të vijnë duke na bërë të mendojmë mos ndoshta kjo ishte arsyeja për këtë veprim./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura