Aplikacion
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri që dyshohet se erdhën si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve.
Viktima është identifikuar si Agron Hajdari, i njohur edhe me nofkën “Radulla”. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha”, ku sipas informacioneve paraprake ai ka marrë plagë të rënda në kokë, gjoks dhe shpinë.
Mediat lokale raportojnë se Hajdari ka qenë i lidhur me grupin e tifozëve “Plisat”, të cilët kanë shprehur publikisht dhimbjen për humbjen e tij, duke e cilësuar si një figurë të njohur të tribunës së tyre.
Sipas burimeve të policisë, i dyshuari kryesor për vrasjen është shtetasi Arblind Pireva, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe nën hetim.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin