zoom

Të gjitha

Ikona italiane e bukurisë, kryqëzohet nga fansat për Photoshop

Ikona italiane e bukurisë, kryqëzohet nga fansat për Photoshop

Monica Bellucci ka publikuar një sërë fotografish nga ceremonia “Maria Callas Monaco Gala & Awards 2022”, ndërsa është kritikuar për ekzagjerim me Photoshop.

Aktorja italiane, e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka pozuar me një fustan të gjatë me të hapur në pjesën e këmbës. “Pse kaq shumë Photoshop për të?”, ka shkruar një ndjekës i zhgënjyer, ndërsa komenti i tij mori qindra pëlqime. “Fotografitë tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to”, ka shkruar një tjetër.

“Ti je aq e bukur, nuk ke nevojë ta rregullosh fytyrën me aplikacione”, e ka porositur fansi i radhës. Ndryshe, në të kaluarën 57-vjeçarja është vlerësuar për bukurinë e saj natyrale dhe plakjen dinjitoze. Ndërsa vet aktorja ka theksuar se ndihet krenare për rrudhat e saj.

“Ato janë vetëm prova se keni arritur të kapërceni pengesat në jetë. Rrudhat janë shenjat tona”, kishte deklaruar Monica në një intervistë të mëparshme./L.K

/Zoom.al