Aplikacion
Ilda Bejleri është në një pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe po pret një vajzë, ndërsa këtë lajm është munduar ta mbajë sa më të fshehtë nga publiku. Moderatorja nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.

Gjatë kohës si prezantuese sportive, nëpër media Ilda është përfolur shpeshherë për lidhje të mundshme me futbollistë. Dhe për partnerin aktual pati një aludim të tille por një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte futbollist./L.K
/Zoom.al