zoom

Aktualitet

Mjeti “fluturoi” nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi! Pasagjeri 22-vjeçar dërgohet tek Trauma

Mjeti “fluturoi” nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi! Pasagjeri 22-vjeçar dërgohet tek Trauma

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që u përfshi në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale Z. B., i cili dyshohet se, teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit, duke përfunduar në liqenin e Vaut të Dejës.

Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë. Shoferi dhe pasagjeri N. Ç., 24 vjeç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa pasagjeri tjetër, A. N., 22 vjeç, banues në Laç, është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura