zoom

Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Vaun e Dejës, si shpëtuan tre të rinjtë që ranë në liqen me makinë

Detaje nga aksidenti në Vaun e Dejës, si shpëtuan tre të rinjtë që ranë në liqen me makinë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi sot në urën e Spatharit, në rrugën Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në liqen. Brenda mjetit ndodheshin tre persona, të cilët, për fat, arritën të dalin vetë nga makina pas rënies.

Ata qëndruan disa minuta poshtë urës, duke u mbështetur pas mbajtëseve plastike, deri në momentin kur ndihma arriti për ta në vendngjarje. Kalimtarë të rastit dhe efektivë të policisë ndërhynë shpejt, duke mundësuar nxjerrjen e tyre nga liqen.

Dy nga të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i tretë ka marrë dëmtime serioze dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe po vijojnë hetimet në terren./ Zoom.al

Postime të lidhura