Aplikacion
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Vlorë–Qeparo, pranë urës së Drashovicës, ku një automjet ka dalë nga rruga.
‘Rreth orës 12:40, shtetasi A.Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar një automjet tip Fiat, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./ Zoom.al



