zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi i droguar përplas policët

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi i droguar përplas policët

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur një automjet të policisë në tentativë për t’i shpëtuar kontrollit nga efektivët.

Shoferi, i identifikuar si shtetasi S.Xh., sipas policisë dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Referuar policisë, sapo ka parë shërbimet në terren, i riu ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke përplasur një mjet të Policisë së Shtetit.

Si pasojë, janë dëmtuar dy efektivë, të cilët janë transportuar në spital dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjatë vijimit të hetimeve, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, si provë materiale./ Zoom.al

Postime të lidhura