Aplikacion
Një aksident rrugor u shënua në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Marikajt, pak pas mesnate.
Një 18-vjeçar me inicialet D. D. dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga.
Në aksident ka humbur jetën një pasagjer, rreth 19 vjeç, me inicialet E. B.
Drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë plagosur. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al


