zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 4 anëtarë të një familjeje. Njëri në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 4 anëtarë të një familjeje. Njëri në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Qukës të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, kanë mbetur të plagosur katër persona, të gjithë pjesëtarë të një familje, ndërsa njëri prej tyre raportohet në gjendje kritike për jetën.

Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura