zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Fushë Krujë. Një automjet tip Audi R8 është aksidentuar me një makinë tjetër që ka përfunduar në kanal, teksa i plagosur ka mbetur një person.

Sipas dëshmitarëve okularë ambulanca u vonua një orë. Një person shprehet se i plagosuri u dërgua në spital me makinën e një qytetari të pranishëm për shkak se ambulanca nuk po dukej gjëkundi, dhe fatkeqësisht raportohet se i plagosuri ndërroi jetë.

“Aksident ne fushe kruje, aksidentohet makina audi R8. Ambulanca 40 min pa ardhe. I vendosin flete cader”; “Aksident me pasoj vdekje fush kruj ambulanca vjen mas 1 ore i kane shoqeru me makina personale njerzit”, denoncojnë dy qytetarë.

Siç shihet edhe në foto, qytetarët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes i kanë ofruar ndihmën e parë. Kalimtarët i vendosën një fletë dhe një çadër për ta mbrojtur të plagosurin nga dielli.

Postime të lidhura