zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, turisti belg në gjendje të dehur humb kontrollin e motorit dhe përplaset me barrierat

Aksident i rëndë në Sarandë, turisti belg në gjendje të dehur humb kontrollin e motorit dhe përplaset me barrierat

Një aksident me motor ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Raportohet se 28 vjeçari belg me iniciale Y. Z., duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura