zoom

Aktualitet

PAMJET/ Përmbyset makina në autostradën Fier-Vlorë, një i plagosur rëndë

PAMJET/ Përmbyset makina në autostradën Fier-Vlorë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në autostradën Fier-Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në momentin e ngjarjes, në mjet ndodheshin tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve paraprake, çarja e një gome dyshohet të jetë shkaku kryesor i aksidentit. Personi i lënduar është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur menjëherë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura