Aplikacion
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në qytetin e Sarandës, në rrugën “Skënderbeu”.
Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i një automjeti, Etmand Sulaj, 43 vjeç, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar, duke përplasur një motomjet që drejtohej nga shtetasi Vangjel Piro, 58 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 58-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al




