Aplikacion
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare në Vlorë.
Një automjet tip “Renault Clio”, i drejtuar nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një kalimtar, gjithashtu i moshuar, në momentin që ky i fundit po kalonte vijat e bardha.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ Zoom.al


