zoom

Të gjitha

Mjeku i famshëm tregon se kush nga familja Kardashian ka bërë më shumë operacione plastike

Familja Kardashian është e famshme për jetën luksoze.

Ndërsa shumë vëmendje i është kushtuar edhe ndërhyrjeve të trupit, kirurgu plastik me bazë në Nju Jork ka zbuluar ndërhyrjet e hollësishme që ai beson se ato kanë bërë.

Doktori Andrew Peredo, i specializuar në procedurat estetike të fytyrës tha për DailyMail se ai beson se pothuajse çdo Kardashian-Jenner ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për pamjen e tyre rinore. Sipas tij Kris Jenner ka shpenzuar një shumë gjashtëshifrore për ndërhyrjet kirurgjikale.

Ai gjithashtu tregoi se ato kanë bërë ndërhyrje të hundës, ose rinoplastikë dhe mbushës të buzëve për të arritur pamje më të plotë të tyre.