Aplikacion
Një ndërprerje e dytë globale preku produktet e Microsoft, përfshirë shërbimin e postës elektronike Outlook dhe Minecraft. Por tashmë problemi është zgjidhur, deklaroi gjigandi i teknologjisë.
Firma pretendoi se ndërprerja është shkaktuar nga një sulm kibernetik. Incidenti zgjati pothuajse 10 orë dhe bëri që mijëra përdorues të raportojnë probleme me shërbimet e Microsoft.
Incidenti vjen më pak se dy javë pasi një ndërprerje e madhe globale “godit” rreth 8.5 milionë kompjuterë që përdorin sistemet e Microsoft, duke ndikuar në kujdesin shëndetësor dhe udhëtimet, pas një përditësimi të gabuar të softuerit nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike.
“Sipas hetimeve fillestare një gabim në zbatimin e mbrojtjes sonë e përforcoi ndikimin e sulmit kibernetik në vend që ta zbusë atë”, tha kompania.