zoom

Lajme

Meta thirrje mbështetësve për protestë: Nuk çoj në parlament deputet “sufllaqe”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bëri thirrje mbështetësve t’i bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet të hënën në Tiranë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, Meta tha se kjo është e vetmja rrugë për të luftuar narkoshtetin.

“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, tha Meta.

Më tej Meta tha se nuk do të dërgojë në parlament deputet pa integritet ndërsa i quajti ata “deputet sufllaqe”.

“Deputetët do të jenë si Tedi Blushi t gjithë. Deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe njëkohësisht ndëshkon me votë dhe protestë të vazhdueshme.
Unë jam i bindur se ndjenja e protestës dhe pakënaqësisë e akumuluar prej kohësh te çdo shqiptar që ndjen peshën e korrupsion skizofrenik të qeverisë për pasigurinë e punës, pronës, shëndetit, çmimeve stratosferike dhe kostos së lartë të jetesës, jam i bindur se flaka e zemërimit të tyre do të shpërthejnë. Geni patriotik i shqiptarëve dhet zgjuar. E vetmja rrugë është përballja ballore. Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur me 7 tetor. Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, u shpreh Meta.