zoom

Politikë

Merret vendimi! Fredi Beleri do lërë qelinë, i jepet leje për t’u betuar si eurodeputet!

Merret vendimi! Fredi Beleri do lërë qelinë, i jepet leje për t’u betuar si eurodeputet!

Fredi Beleri do të lërë përkohësisht qelinë. Drejtoria e Burgjeve ka marrë vendimin për ta lejur që të betohet si eurodeputet.

Ai do të lërë qelinë ditën e nesërme për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si deputet i Parlmentit Europian.

Leja Fredi Belerit iu është dhënë për 5 ditë, duke filluar nga e diela. Kujtojmë që ai u zgjodh eurodeputet në logon e partisë Demokracia e Re, e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Beleri i bëri kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik.

Por, Fredi Beleri, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe fitoi zgjedhjet në garën për kreun e Bashkisë Himarë, nuk u lejua të betohej  si kryebashkiak.

Ai bëri ankimime në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por të gjithë kërkesat e tij u rrëzua. KQZ pak ditë më parë shpalli të pavlefshëm mandatin e tij si kryebashkiak i Himarës, në një seancë ku Beleri ishte i pranishëm, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me dy vite burg për blerje votash.

Gjithsesi, arrestimi nuk e pengoi Belerin që të betohej si eurodeputet, por detyrën e kryebashkiakut nuk arriti ta ushtronte, pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej para Këshillit Bashkiak, sikundër përcaktohet në ligj.